Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Komuna e Gjakovës mirëpriti një grup të rinjsh nga Danimarka në kuadër të bashkëpunimit me YMCA

Komuna e Gjakovës ishte nikoqire e një grupi prej rreth 35 të rinjsh nga shkolla të ndryshme të Danimarkës, të cilët qëndruan në qytet në kuadër të një kampi dhe vizite studimore, të organizuar përmes bashkëpunimit me YMCA.

Në përmbyllje të qëndrimit të tyre në Gjakovë, pjesëmarrësit u pritën nga drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Adea Roka Pylla, e cila theksoi rëndësinë e programeve të shkëmbimit rinor në ndërtimin e miqësive të reja, promovimin e dialogut ndërkulturor dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë vizitës, të rinjtë zhvilluan aktivitete të përbashkëta me bashkëmoshatarët e tyre nga Kosova, vizituan qytetin e Gjakovës dhe qëndruan në YMCA Camp Pjetershan, duke krijuar mundësi për njohje të ndërsjellë, shkëmbim përvojash dhe promovim të vlerave të bashkëpunimit mes të rinjve të të dy vendeve.

Komuna e Gjakovës mbështet iniciativa të tilla, të cilat kontribuojnë në fuqizimin e të rinjve, nxitjen e shkëmbimeve kulturore dhe krijimin e partneriteteve të qëndrueshme ndërkombëtare.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike