Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Komuna e Gjakovës inkurajon përdorimin e teknologjisë informative për nxerrjen e dokumenteve të gjendjes civile

Të nderuar qytetarë,

Në mënyrë që qasja e juaj tek shërbimet komunale të jetë sa me e lehtë, më e shpejtë dhe më efikase, komuna e Gjakovës në vazhdimësi po ndërmerr hapa konkret që shërbimet e veta ti bëj më të mira.
Tash kur po hyjmë në muajt e verës, muaj kur do të kemi fluks të madh edhe të bashkatdhetarëve tanë, komuna e Gjakovës rëndësi të madhe i ka dhënë lehtësimit të qasjes në Shërbimet e Gjendjes Civile, konkretisht certifikatave të ndryshme. Në këtë drejtim janë përforcuar dy platformat kryesore E – Certifikata dhe E – Kiosket (është rifunksionalizuar pas disa muajsh), të cilat do ta bëjnë më të lehtë qasjen tuaj tek këto dokumente:

E – CERTIFIKATA
E- Certifikata mundëson që nga kompjuteri i shtëpisë suaj apo kudo tjetër të aplikoni duke u kyçur në faqen e internetit të komunës së Gjakovës https://gjakova.rks-gov.net/ tek butoni e-certifikata. Do të regjistroheni me numrin tuaj personal dhe pastaj të ndiqni procedurat që ofrohen për të aplikuar. Do të keni mundësi që të kërkoni një Certifikatë të lindjes, vdekjes, kurorëzimit, e të shtetësisë, e më pastaj do të merrni konfirmimin përmes postës elektronike në adresën tuaj. Gjithashtu, do të merrni përgjigjen se kur do të jetë e gatshme certifikata për ta tërhequr nga sportelet e administratës komunale të Gjakovës.

E – KIOSQET
Komuna e Gjakovës ka të instaluara dy E-Kioske, njëri para objektit të komunës dhe tjetri para objektit të PTK-së në qendër të qytetit. Në e-kioskë qytetarët mund të pajisen me certifikata të lindjes, ekstrakt të lindjes, certifikata të vdekjes, shtetësisë, vendbanimit, vërtetimi mbi gjendjen e tatimit në pronë e të tjera.

Komuna e Gjakovës inkurajon të gjithë qytetarët, veçmas ata rezidentë që, me qëllim të mënjanimit të tollovive në sportelin qendror, të përdorin opsionet e lartshënuara, pasi me këtë veprim gjithashtu mund të kursejnë edhe nga koha e tyre.

Komuna e Gjakovës
Drejtoria për Punë të Përgjithshme Administrative
Ju falënderojnë për konsideratën

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike