Kryetari i Komunës Ardian Gjini dhe përfaqësues të Organizatës “Iniciativa për Progres”, janë dakorduar që Komuna e Gjakovës dhe kjo OJQ të jenë partnerë për implementimin e projektit “Tenderimi Transparent për Menaxhimin Kualitativ të Projekteve” të mbështetur nga Programi i USAID-it për Integritetin e Komunave të Kosovës .
Përmes këtij projekti, do të kemi mundësinë të përmirësojmë edhe më shumë praktikat e prokurimit, duke u siguruar që specifikimet teknike të zhvillohen në mënyrë profesionale si dhe që aktivitetet e prokurimit të iniciohen në përputhje me projekt dizajne të kompletuara .
Gjatë takimit me Organizatën INPO, kryetari Gjini dhe kjo OJQ u pajtuan që të ndërtojnë partneritet lidhur me objektivat dhe aktivitetet që i presin për realizimin e këtij projekti.