Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Komuna e Gjakovës dhe USAID-i nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë James Hope, sot kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, përmes së cilit synohet ngritja e një sistemi të qëndrueshëm të Prokurimit Publik, me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e besimit të qytetarëve.
Ky memorandum nisë bashkëpunimin e ri në mes të komunës së Gjakovës dhe USAID-it në projektin “Komunat transparente, efektive dhe llogaridhënëse”, projekt i cili ofron përkrahje të drejtpërdrejtë për komunën e Gjakovës në rritjen e kapaciteteve dhe vendosjen e mekanizmit të ri për sistemin transparent dhe efektiv të prokurimit publik, duke përfshirë edhe funksionimin e sistemit të prokurimit elektronik.
Pas ceremonisë së nënshkrimit, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka thënë se kjo është një ndihmë në kuadër të ndihmës së vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes USAID-it e kanë dhënë për Gjakovën dhe Kosovën në përgjithësi tash e sa vjet.
Duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në këtë drejtim, ai e ka thënë se përmes kësaj përkrahje, komuna e Gjakovës do të arrijë ta perfeksionojë sistemin e prokurimit publik, duke e rritur kështu nivelin e transparencës dhe llogaridhënies para publikut.
Nga ana tjetër, edhe drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope ka thënë se misioni që ai drejton është i përkushtuar që në komunat e Kosovës të ketë edhe më shumë transparencë, llogaridhënie dhe efikasitet, prandaj edhe është i lumtur që me këtë projekt do të ndikojë që komuna e Gjakovës në të ardhmen të jetë një komunë edhe më e mirë dhe shembull i qeverisjes së mirë, transparencës dhe efikasitetit.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike