Komuna e Gjakovës dhe Caritasi i Kosovës, sot kanë nënshkruar Marrëveshje të Përbashkët Bashkëpunimi, përmes së cilës do të realizojnë projektin “Funksionimi i Qendrës Social – Edukative Caritas Kosova” në lagjen “Ali Ibra” në Gjakovë.
Ky projekt për të cilin janë akorduar kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe drejtori i Caritas – Kosova Don Viktor Sopi, parasheh që përmes kësaj qendre, të ofrohet mbështetje për qytetarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në lagjen “Ali Ibra”.
Sipas projekti që do të bashkë financohet nga komuna dhe Caritas Kosova, synohet që të ofrohet edukim shkollor dhe përkujdesje shëndetësore për fëmijët e këtyre komuniteteve, asistencë sociale për familjet në nevojë si dhe aktivitete tjera psiko – sociale, kulturore e sportive, me anë të së cilave do të bëhet integrimi i banorëve të kësaj lagjeje.