Nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Zyrën e Këshillit të Evropës për vazhdimin e projektit ROMACTED – Programi Rajonal i Këshillit të Evropës për promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimin e romëve në nivel lokal.
ROMACTED 2 synon të vazhdojë të ndihmojë komunitetet dhe Komuna e Gjakovës është e hapur për bashkëpunim për implementimin e projekteve të reja të rëndësishme për të ardhmen e tyre.
Si institucione, ne duhet të ofrojmë të gjitha kapacitetet në dispozicion që t’i bëjmë të gjithë njerëzit të ndihen të barabartë