Nën udhëheqjen e Kryesuesit Ergit Qeli, është mbajtur mbledhja e pestë për këtë vit e Komitetit për Komunitete të Kuvendit të Komunës . Fillimisht, është shqyrtuar procesverbali i mbledhjes së kaluar, të mbajtur më datë 11 Prill 2024 .
Gjatë kësaj mbledhje, Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Adelina Shehu Kola, informoi në detaje rreth subvencionimit dhe banimit social për familjet në nevojë, por edhe çështje të tjera të cilat lidhen me dikasterin që ajo udhëheq e që lidhen me komunitetet jo-shumicë. Ndërkaq, si në çdo takim tjetër të këtij Komiteti, Udhëheqësi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim Armend Behluli, ka raportuar rreth punës së kësaj zyre në shërbim të komuniteteve në komunën tonë.
Anëtarët e Komitetit, parashtruan pyetje dhe kërkesa të ndryshme, përgjigjet e të cilave i morrën nga Drejtoresha Shehu Kola dhe Udhëheqësi Behluli .