Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

KKSB diskutoi për sigurinë, arsimin dhe mirëmbajtjen verore në Komunën e Gjakovës

Nën udhëheqjen e Nënkryetarit të Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, u mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

Gjatë mbledhjes u diskutua për formimin e Grupit Punues për përgatitjen e Planit Vjetor të Punës së KKSB-së për vitin 2026.

Komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Major Milazim Lumi, prezantoi raportin për gjendjen e sigurisë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke theksuar se situata e sigurisë në komunë ka qenë përgjithësisht e qetë dhe stabile.

Drejtori për Arsim, Hysen Brahimaj, informoi për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe përfundimin e vitit shkollor. Ai theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, si dhe faktin se të gjitha shkollat në komunë janë të pajisura me kamera sigurie, me qëllim të rritjes së sigurisë për nxënësit dhe stafin arsimor.

Ndërsa Drejtori për Shërbime Publike, Jon Bytyqi, informoi për përgatitjet për mirëmbajtjen verore të rrugëve, hapësirave të gjelbra dhe hapësirave të tjera publike. Ai bëri të ditur se ka përfunduar edhe faza e dytë e dezinsektimit të hapësirave publike kundër mushkonjave dhe insekteve të tjera dëmtuese.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike