Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me organizatën “Save the Children” inauguruan Qendren e Kujdesit dhe Zhvillimit në Fëmijërinë e Hershme në SHFMU “Jahë Salihu” në Molliq.
Në inagurim, mori pjesë Kryetari i Komunës së Gjakovës, z.Ardian Gjini bashkë me dy drejtoreshat, Eranda Kumnova Baçi dhe Adelina Shehu Kola, si dhe Drejtori Ekzekutiv i “Save the Children Kosova” z.Ahmet Kryeziu dhe Drejtori i Programeve Globale në “Save the Children”në Zvicër, z. Alex Brans, të cilët theksuan rëndësinë e këtyre qendrave për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve.
Komuna e Gjakovës i është mirënjohëse partneritetit me “Save the Children”, për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të integruara në institucionet tona arsimore.