Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Inaugurohet objekti i ri i “Handikos-it”

Është inauguruar sot objekti i ri i Organizatës “Handikos”, objekt ky që u dedikohet personave me aftësi të kufizuara. Ky objekt që ka kushtuar rreth 250 mijë euro, është bashkë financuar nga organizata “Save the Children” si dhe nga komuna e Gjakovës ,e cila pos participimit e ka ndarë edhe truallin për ndërtimin e objektit.
Në ceremoninë e inaugurimit të këtij objekti ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i cili në fjalën e tij ka thënë se inaugurimi i këtij objekti është një moment i rëndësishëm dhe një fillim i mirë që puna për krijimin e kushteve më të mira për personat me aftësi të kufizuara të nisë me investime edhe në pjesë tjera të qytetit dhe fshatrave të komunës së Gjakovës.
Duke folur për rëndësinë që ka integrimi i personave me aftësi të kufizuar në shoqëri, kryetari Gjini ka thënë se mes tjerash një shoqëri matet edhe me mënyrën se çfarë qasje u siguron njerëzve që për arsye të ndryshme kanë një handikap fizik në trupin e tyre.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e organizatës “Handikos” kanë thënë se ndërtimi i këtij objekti ka qenë një ëndërr për personat me aftësi të kufizuara dhe për familjaret e tyre.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike