Eshtë inaguruar biblioteka e shkollës fillore “Kelmend Rizvanolli”. Një hapësirë dhe ambient tejet atraktiv, i cili padyshim do të nxis kureshtjen e nxënësve për lexim, por edhe për socializim e argëtim .
Ky investim është bërë nga Republika e Turqisë, gjegjësisht nga Kryesia e Këshillit Turk (KFOR-i Turk), që vepron në kuadër të Misionit të NATO-s në Kosovë.
Jemi shumë mirënjohës për këtë investim domethënës, i cili është pasues i një vargu investimesh nga shteti Turk në Kosovë, e që dëshmon gatishmërinë e kësaj republike, për të mbështetur zhvillimin e vendit tonë.