Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

I pari i Gjakovës z.Ardian Gjini, pret në takim z.Fadil Vokrrin, kryetar i FFK, dhe emëron zyrtarisht kryetar të KF “Vëllaznimi” z.Agim Canën

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, sot ka pritur në takim zyrtar kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Fadil Vokrri, i cili ishte i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij profesional.

Theks i veçantë në këtë takim ka qenë bashkëpunimi konkret dhe më se i duhur ndërmjet institucionit të Komunës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në ketë takim , kryetari i Komunës Z.Ardian Gjini, edhe zyrtarisht emëroi Z.Agim Canën , kryetar të Klubit Futbollistik “Vëllaznimi”.
Kryetari i FFK, z. Vokrri, ka premtuar se nuk do të mungon mbështetja nga ana e Federatës për KF. Vëllaznimi, pasi siç ka deklaruar ai, futbolli i Kosovës veçmas Super Liga nuk është interesante dhe cilësore pa qenë edhe Vëllaznimi, me një traditë 100 vjeçare, ka theksuar Vokrri.

Për të arritë nivele të larta që përkojnë edhe me objektivat dhe standardet e kërkuara të FIFA-së, kryetari Gjini ka dhënë zotimin e tij se do të jetë mbështetës dhe bashkëpunues permanent në vazhdimësi, si dhe shtytës i implementimit të projekteve të reja në dobi të KF “Vëllaznimi”. “Ne tani jemi duke punuar për projektin e stadiumit të futbollit, dhe në vazhdimësi do të punojmë për ngritjen e infrastrukturës që kërkohet për të zhvilluar një futboll cilësor”, ka thënë Gjini.

Ndërkohë, tashmë Kryetari i KF “Vëllaznimi”, Agim Cana, është shprehur me emocione pas zyrtarizmit të tij si kryetar i KF “Vëllaznimi”.
“Unë jam lind në Gjakovë, Gjakova është qyteti im , dhe për këtë dëshiroj që të jap maksimumin që vendlindja ime ta ketë një “Vëllaznimi” siç dëshiroj dhe paramendoj unë.
‘Po sa t’i vëjmë gjërat në binar, “Vëllaznimi” do të bëj gara edhe në arenën e sportit ndërkombëtar, ka pohuar Cana.

Cana shtoi se “Bashkërisht me mbështetjen e futbollistëve, të simpatizantëve, të futbolldashësve gjakovar dhe gjithsesi me mbështetje të kryetarit të Komunës së Gjakovës z..Ardian Gjni, të Federatës së Futbollit të Kosovës në krye me z.Fadil Vokrri, dhe Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve “Vëllaznimi”, do jetë një skuadër me të arritura të reja dhe me perspektivë edhe për grup moshat.

Në fund të takimit Kryetari i Komunës së Gjakovës z.Ardian Gjini, pranoi fanellën me numër 10 që gjatë gjithë karrierës së tij futbollistike e ka bartë Kryetari i FFK-së z.Fadil Vokrri.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike