Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Homazhe në Ponoshec dhe Popoc në nderim të dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë

Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, së bashku me anëtarë të ekzekutivit komunal, bënë homazhe në Ponoshec dhe Popoc, në nderim të dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë, të cilët me sakrificën dhe qëndresën e tyre dhanë kontribut të çmuar në rrugën drejt lirisë së Kosovës.

Gjatë homazheve, u shpreh respekt dhe mirënjohje për veprën e të rënëve, duke kujtuar heroizmin, përkushtimin dhe idealin e tyre për liri. Në këto treva të Rekës së Keqe, të njohura për kontributin e madh në luftën çlirimtare, u nderua kujtimi i atyre që jetën e vunë në shërbim të atdheut dhe të së ardhmes së vendit.

Përfaqësuesit komunalë theksuan se përulja para sakrificës së dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë mbetet obligim moral dhe kombëtar, ndërsa ruajtja e kujtesës për veprën e tyre është përgjegjësi e përhershme e institucioneve dhe shoqërisë.

Me nderim dhe krenari, u përkujtua trashëgimia e tyre e lavdishme, e cila vazhdon të jetojë në historinë dhe ndërgjegjen kolektive të popullit tonë.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike