Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, së bashku me disa drejtorë komunalë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të rënë në Betejën e Çabratit, një nga betejat më të lavdishme të Brigadës 137 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me këtë rast, u shpreh respekt dhe mirënjohje e thellë për sakrificën dhe kontributin e të rënëve për lirinë e vendit, duke kujtuar heroizmin dhe vendosmërinë e luftëtarëve që dhanë jetën në mbrojtje të atdheut.
Përfaqësuesit komunalë theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të nderimit të përhershëm të dëshmorëve dhe martirëve, vepra e të cilëve mbetet udhërrëfyese për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Homazhet dhe vendosja e kurorave me lule u zhvilluan në atmosferë respekti e përulësie, duke përkujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së luftës për liri në Gjakovë dhe Kosovë.