Kompania AULONA SHPK, në bashkëpunim me partnerët nga Republika e Çekisë, kompaninë KES, inauguroi linjën e re të prodhimit me fokus në kabllot dhe sistemet elektrike për automjete.
Ky investim sjell zhvillim të rëndësishëm ekonomik për komunën e Gjakovës, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, hapjes së mundësive për të rinjtë dhe ndërtimit të një të ardhmeje më të qëndrueshme për qytetarët tanë.
Komuna e Gjakovës falënderon AULONA SHPK dhe KES për këtë arritje të veçantë që kontribuon drejtpërdrejt në përparimin e qytetit tonë.