Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka marrë pjesë në hapje të fushatës “16 ditë të aktivizimit kundër dhunës në bazë gjinore”, që është organizuar nga Mekanizmi kundër dhunës në familje në komunën e Gjakovës.
Në fjalën e tij në hapje të këtij aktiviteti, kryetari Gjini ka treguar përkushtimin e qeverisjes lokale në parandalimin por edhe trajtimin e rasteve të dhunës, ndërsa ka shprehur bindjen e tij se në bashkëpunim edhe me organet tjera shtetërore, do të bëhet e mundur që kjo dukuri negative të mos gjej vend në mesin e shoqërisë sonë.