Është hapur dyqani Jumbo në Gjakovë. Në hapjen zyrtare të këtij dyqani ishin të pranishëm Kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, Nënkryetari z. Flamur Fetahaj, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë institucionalë.
Dyqani Jumbo është i vendosur në Qendrën Tregtare Gjakova Park, e cila pritet të funksionalizohet plotësisht në një të ardhme të afërt, duke i ofruar qytetit një hapësirë të re atraktive dhe të nevojshme për zhvillim tregtar dhe shërbime.
Me këtë rast, Kryetari Gjini theksoi se hapja e dyqanit Jumbo dhe e vetë qendrës tregtare sjell një energji të re për Gjakovën, krijon mundësi të reja punësimi dhe zgjeron ofertën për qytetarët, duke kontribuar në forcimin e dinamizmit ekonomik të qytetit.
Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik lokal dhe krijon mundësi shtesë për qytetarët e Komunës së Gjakovës.