Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur sot në një takim përfaqësueset e grave nga politika dhe shoqëria civile, pjesëmarrëse në Akademinë e Grave për Lidership.
Në këtë takim është biseduar për tema të ndryshme, ndërsa fokusi kryesor është vendosur tek situata e përdorimit të drogave nga fëmijët, dukuri kjo mjaft shqetësuese për shoqërinë tonë.
Përfaqësueset e këtij grupi kanë marrë informacione për gjendjen reale sa i përket kësaj dukurie si dhe për angazhimin e të gjitha instancave për luftimin e përdorimit të drogave.