Me seancë solemne të Kuvendit të Komunës, si dhe me homazhe dhe nderime për heronjtë, dëshmorët dhe martirët, Gjakova ka shënuar 14 Qershorin, përvjetorin e çlirimit të qytetit.
Në këtë ditë të rëndësishme për Gjakovën, u kujtua me mirënjohje dhe respekt kontributi i të gjithë brezave që sakrifikuan dhe kontribuuan për lirinë e vendit.
14 Qershori mbetet një ditë e rëndësishme për të nderuar të kaluarën, por edhe për të riafirmuar përkushtimin e përbashkët për zhvillimin dhe përparimin e Gjakovës, si obligim ndaj brezave të ardhshëm.