Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Gjakova nikoqire e badibildingut mbarëkombëtar

Në organizim të Federatës së Bodilidingut dhe të Fitnesit të Kosovës, dhe me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të Komunës së Gjakovës, është mbajtur kampionati i dyzet i bodibildingut të Kosovës. Njëkohësisht është mbajtur edhe kampionati mbarëkombëtar. Në hapje të këtij manifestimi, Esat Lata, kryetar i Federatës së Bodilidingut dhe të Fitnesit të Kosovës kafolur për historikun e bodibildingut të Kosovës deri në pranimin e saj në IFBB dhe sukseset e arrira më pas. Këtë organizim e ka përshëndetur edhe Saranda Hyseni, drejtore e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Gjakovës, Burbuqe Bakija Deva, zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, përfaqësues nga IFBB-ja, etj.
Trofeun më të çmueshëm, atë të kampionit mbarëkombëtar në kategorinë absolute e fitoi prishtinasi Kushtrim Bajraktari, i cili po ashtu u shpall edhe kampion i Kosovës në kategorinë e bodibildinut në kategorinë deri në 90 kilogramë.
Në kategoritë e bodibildingut deri në 80 kilogramë, respektivisht deri në 70 kilogramë kampion u shpallën Burim Kastrati nga Peja, përkatësisht Sergio Jaha, po nga Peja.
Në kategorinë klasike më i miri u shpall Agron Gashi Prishtinë, i cili njiherit u shpall kampion edhe në atë klasike deri në mbi 180 cm.
Në kategogorinë bodibilding deri në 100 kilogramë kampion u shpall Arsim Kullashi nga Peja, epitet që i takoi edhe në kategorinë e garuesve mbi 40 vjeç.
Dy tituj i morri edhe Prend Duhani nga Peja, në kategorinë mbi 100 kilogramë dhe në kategorinë e mbi 50 vjeçarëve.
Në kategoritë tjera janë arrirë këto rezultate: Në kategorinë mbi 178 kilogramë më i miri u shpall Elvir Krasniqi nga Prishtina, i cili poashtu u shpall më i miri në kategorinë absolute.
Në kategorinë mbi 178 cm kampion u shpall Asaf Lluzhani nga Peja, ndërsa në atë deri në 174 cm kampion u shpall Besart Salihu nga Gjilani.
Në kategorinë deri 20 vjeç u dallua Toni Krasniqi nga Rahoveci, ndërkaq në atë deri 23 vjeç kampion u bë Elvir Krasniqi nga Prishtina.
Ndërkaq, Flamur Gërbanci nga Gjilani u shpall më i miri në kategorinë klasike deri në 175 cm. Kurse, Elvir Krasniqi nga Prishtina u shpall kampion mbarëkombëtar në kategorinë absolute.
Do thënë se në kategorinë e fizikusit të femrave ishte vetëm një pjesëmarrëse, Holda Bils, e cila automatikisht u shpall kampione.
wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike