Në përvjetorin e 100-të të vrasjes së heroit tonë kombëtar Bajram Curri, Komuna e Gjakovës organizoi Akademi Përkujtimore në nderim të sakrificës dhe luftës së tij për liri e pavarësi.
Kryetari i Komunës së Gjakovës z. Ardian Gjini mes tjerash tha se “Bajram Curri ka lënë gjurmë në historinë e popullit shqiptar. Ai jetoi dhe veproi në ekopën e ndryshimeve të mëdha. Ai është një ndër heronjët më të mëdhenj kombëtar.
I pranishëm në këtë akademi përkujtimore ishte Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë z. Petrit Malaj, i cili në fjalën e tij para të pranishmeve tha se “ Bajram Curri është një figurë e ndritur e popullit shqiptar. Përkulemi para veprës së kolosit të lirisë, biri i Malësisë së Gjakovës i cili luftoi kundër çdo padrejtësie që ju bë popullit shqiptar.“
Para të pranishmeve foli edhe publicisti dhe historiani i shquar z . Jusuf Buxhovi i cili e vlerësoi lartë kontributin e heroit Bajram Curri, si njëra ndër figurat kyqe të luftës për liri e pavarësi.
Ndërkaq profesori z.Shefqet Dinaj elaboroi figurën e heroit Bajram Curri të dokumentuara në letrat shqipe.
Akademia u përmbyll me homazhe te busti i heroit Bajram Curri, i ndodhur pranë rektoratit të universitetit “Fehmi Agani”.