Me 8 Mars, në ditën e veçantë të gruas, Gjakova mblodhi përsonalitete të shquara të artit dhe kulturës, nga troje të ndryshme shqiptare.
Kjo u mundësua përmes manifestimit “Gratë në Kulturë” , aktivitet i mbështetur nga Komuna e Gjakovës, me synim që përmes grave të dëshmuara në fushën e kulturës , të mbështesin dhe frymëzojnë gratë në përgjithësi, për të ndjekur ëndrrat e tyre.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova Baçi, tha se Gjakova është e nderuar të mirëpres këtë manifestim dhe këto gra të suksesshme.
Ndërkaq, organizatorja e edicionit të katërt të manifestimit “Gratë në Kulturë” praf.Ord. Besiana Mehmedi, mezosoprano, tha se Gjakova meriton një event te tillë , pasi nga këtu kanë dalë shumë figura femra të cilat kanë zhvilluar dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe artin e Kosovës.
Publiku i pranishëm, u fasionua me përformancën e këngëtarës ikonë Shpresa Gashi, me interpretimin e jashtëzakonshëm të aktorës Igballe Qena, e solistës Marjana Leka, fjalimin e spikatur të balerinës Sabrie Spahiu, e libretistes Ajmone Dhomi, aktivistes dhe poetes Flora Brovina, e balerinës ikonë Sabrije Spahiu! Për vlerat e Gjakovës foli dhe Violeta Hoxha, themeluese e Atelesë “Viki”.
Në aktivitet dhanë një përformancë të bukur edhe kori i grave dhe vajzave “Besa” të cilat interpretuan këngën e kompozitorës së parë në Kosovës Pranvera Bodivikut, e cila ishte e pranishme në event.
Ndërkaq, ky manifestim u përmbyll me përformancë të shkëlqyeshme të këngës “Valsi i lumturisë” duet nga Marjana Leka e Besiana Mehmedi përcjellë me piano nga prof.Rudina Ciko!