Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 14 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Gjakovës, qyteti mirëpriti motorristë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët u bënë pjesë e atmosferës festive.
Me muzikë, ushqime tradicionale dhe një frymë të veçantë bashkimi, qytetarë e mysafirë festuan së bashku në një mbrëmje të mbushur me energji dhe dashuri për Gjakovën.
Ky aktivitet ishte pjesë e programit të festimeve, të cilat vazhdojnë edhe në ditën kryesore, me një sërë aktivitetesh të organizuara për të shënuar përvjetorin e çlirimit të qytetit.

