Mbrëmje magjike në Gjakovë, ku arti i rrallë i Cirkut Kombëtar të Shqipërisë, me një histori 65-vjeçare, pushtoi zemrat e publikut!
Pallati i Kulturës “Asim Vokshi” u stërmbush nga qytetarë të të gjitha moshave, të cilët u zhytën në botën mahnitëse të akrobacive, lëvizjeve që sfidojnë arsyen dhe elegancës që rrallë shihet.
Performanca e artistëve nuk ishte vetëm një shfaqje e zakonshme, por një spektakël i ndërtuar me emocion, ngjyra dhe mjeshtëri artistike.
Faleminderit Cirku Kombëtar i Shqipërisë për emocionet


