Kryetari i Gjakovës, z.Ardian Gjini, priti në takim një delegacion të YMCA SHBA , ne krye me z.Scott T. Jackson YMCA Washington, i cili po viziton Kosovën për herë të parë, z.Alex Kretzinger YMCA IOWA dhe znj.Adriana Stanovici YMCA SHBA. Qëllimi kryesor i vizitës së tyre në Kosovë është zyrtarizimi i Koalicionit për Kosovën, që përfshin dy nga YMCA-të më të mëdha amerikane dhe zyrën kombëtare të YMCA USA. Në mesin e tri komunave të vizituara, Gjakova u veçua si lidere e bashkëpunimit me shoqërinë civile, për çka Kryetari Gjini u shpreh mirënjohës dhe falendërues.
Gjatë vizitës u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit me YMCA Movement, që forcon partneritetin afatgjatë dhe ofron mundësi për fëmijët dhe të rinjtë përmes programeve të Kampit YMCA Pjetershan – kampi më i madh në rajon për edukim joformal dhe zhvillim rinor, ku fëmijët zhvillojnë aftësi jetësore, besim në vetvete dhe lidership, duke pozicionuar Gjakovën në pararojë të investimeve për brezat e ardhshëm.