Esat Dujaka, gazetari profesionit i cili filloi karrierën e tij në korrikun e vitit 1968, sot shënoi 50-të vjetorin e punës së tij në gazetari. Shënimi i këtij gjysmë shekulli karrierë u realizua në një takim që u zhvillua sot në bibliotekën “Ibrahim Rugova” në Gjakovë.
“Të gjithë ne jetojmë, punojmë e mundohemi gjatë gjithë jetës, e shumëkush e ndjen veten që nuk po vlerësohet sa duhet nga të tjerët apo ndoshta nuk po arrijnë t’a kuptojnë atë çfarë mendon. Esati, gjithmonë ka bërë pyetje se si të bëhet më mirë dhe jo çfarë po bën. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse në radhë të parë e bëjmë për vete, pavarësisht çfarë profesioni bëjmë secili prej nesh, çfarëdo politikash kalojnë duhet të arrijmë t’i shprehim mirënjohjet dhe falënderimet për të gjithë ata që krijojnë një model të mirë për publikun. Le të provojmë të mos e lejojmë njëri- tjetrin të harrojmë të japim meritën për secilin që na tregon se si arrin të rezistojë në profesion pavarësisht vështirësive që paraqiten gjatë rrugëtimit”- u shpreh kryetari Gjini.
Kryetari Gjini gjithashtu gjatë këtij takimi pranoj si dhuratë edhe librin e fundit të gazetarit Esat Dujaka me titull “Për Gjakovën” të cilin e botoi në vitin 2015.
Ky takim u organizua nga drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjakovës.