Pas një marrëveshje të nënshkruar mes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Gjakovës, sot ka nisur asfaltimi i rrugës në fshatin Prush. Kjo rrugë është e gjatë 1807 metra ndërkaq kostoja e saj kap shifrën 117,777.00 në të cilën shumë MAPL-ja ka investuar 108,000.00.
“Sot është një ditë shumë e veçantë për mua. Jam shumë i kënaqur që po i nisim punimet për rrugën në fshatin Prush. Ky ka qenë një fshat i cili ka pasur shumë probleme me komunikim, janë diku rreth 2 kilometra rrugë e cila pjesën më të madhe të vitit ka qenë e bllokuar. Kjo rrugë nuk ka qenë vetëm një premtim elektoral, por edhe një premtim njerëzor” ishin fjalët e kryetarit Gjini.
I pranishëm në këtë nisje ishte edhe zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Beqir Fejzullahu i cili ndër të tjera tha që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është e përkushtuar të ofrojë mbështetje financiare për investime kapitale në komunat e Kosovës. Ne bashkë me kryetarin Gjini kemi nënshkruar një marrëveshje në muajin prill të këtij viti dhe sot po fillojmë të jetësojmë projektin në fjalë.
Brenda 70 ditësh pritet që të përfundojnë punimet për rrugën në Prush.