Në Gjakovë u hap ekspozita fotografike “E bukura Gjakovë” e autorit Alban Krasniqi, e cila prezantoi bukuritë dhe identitetin e qytetit përmes një koleksioni fotografish artistike.
Ekspozita solli momente nga jeta e përditshme, trashëgimia kulturore, arkitektura dhe zhvillimi i Gjakovës, duke ofruar një rrëfim vizual që pasqyron shpirtin dhe vlerat e qytetit.
Ky aktivitet kulturor mblodhi artdashës dhe qytetarë, duke promovuar Gjakovën përmes artit të fotografisë dhe duke vlerësuar kontributin e autorit në dokumentimin dhe prezantimin e bukurive të saj.
Komuna e Gjakovës e uron Alban Krasniqin për realizimin e kësaj ekspozite dhe i dëshiron suksese të mëtejshme në krijimtarinë e tij artistike.




