Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Ekspertë të menaxhimit të emergjencave nga Bavaria vizitojnë Gjakovën

Kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, z. Haxhi Sejdiu, pritën në ambientet e komunës përfaqësues të lartë nga Gjermania: z. Christian Happach, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës së Emergjencës, dhe z. Otto Heizer, Kryeinspektor në distriktin Aichach-Friedberg, rajoni Shwabe i Bavarisë – një prej sistemeve më të avancuara dhe më të fuqishme të emergjencave në Gjermani.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në rrugën drejt zhvillimit të kapaciteteve lokale për menaxhimin e situatave emergjente. Përmes këtij bashkëpunimi, Komuna e Gjakovës do të përfitojë nga eksperienca e avancuar gjermane në fushën e emergjencave, duke ndihmuar në ngritjen e standardeve profesionale dhe teknike për reagimin efektiv ndaj situatave të ndryshme krizash.

Përfaqësuesit gjermanë patën mundësinë të njohin nga afër strukturat dhe operacionet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, duke vizituar edhe Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës. Gjatë kësaj vizite, ata ndanë njohuri të avancuara dhe praktika të mira nga përvoja e tyre profesionale, duke synuar forcimin e gatishmërisë operacionale të brigadës dhe përmirësimin e kapaciteteve për të siguruar mbrojtjen më të mirë të qytetarëve.

Ky bashkëpunim ndërkombëtar është dëshmi e angazhimit të Komunës së Gjakovës për të përmirësuar shërbimet emergjente dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve, duke sjellë njohuri dhe teknologji bashkëkohore që do të përkrahin në mënyrë efektive menaxhimin e çdo situate emergjente në territorin tonë.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Kryetari Ardian Gjini shprehin falënderimet më të sinqerta për miqtë dhe partnerët nga Bavaria për këtë bashkëpunim të frytshëm dhe presin që ky partneritet të thellohet e të zgjerohen më tej aktivitetet e përbashkëta në të ardhmen

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike