Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike

Drejtoria e Arsimit nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Terre des hommes Kosova

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Gjakovës ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me organizatën Terre des hommes Kosova, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit në mbështetje të fëmijëve dhe zhvillimit të sistemit arsimor.

Marrëveshja synon të kontribuojë në përmirësimin e mirëqenies dhe mbrojtjes së fëmijëve në institucionet arsimore, përmes fuqizimit të mekanizmave për parandalimin e dhunës, bullizmit dhe çdo forme të diskriminimit në shkolla.

Po ashtu, bashkëpunimi parasheh zhvillimin e aktiviteteve edukative dhe vetëdijesuese për nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit arsimor përmes trajnimeve, si dhe promovimin e përfshirjes, barazisë dhe respektimit të të drejtave të fëmijëve në procesin edukativo-arsimor.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje do të zbatohen edhe projekte të përbashkëta që synojnë krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt, gjithëpërfshirës dhe miqësor për çdo nxënës.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të cilësisë së arsimit dhe forcimit të partneritetit ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave partnere, me synimin e përbashkët për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve në komunën e Gjakovës.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
post
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike