Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lulzim Goqi, së bashku me stafin e tij, ka pritur sot në një takim pune Dr. Merita Shehu nga AQH Projekt.
Gjatë këtij takimi u diskutua për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me theks të veçantë në implementimin e kujdesit të integruar shëndetësor në Komunën e Gjakovës. Po ashtu, u trajtuan edhe iniciativa të tjera që synojnë përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe ofrimin e kujdesit më të mirë për qytetarët dhe pacientët.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbetet e përkushtuar në ndërtimin dhe forcimin e partneriteteve që kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe modernizimin e sistemit shëndetësor në nivel lokal.