Shkrimtari i njohur Jusuf Buxhovi ka dhuruar dhjetra tituj librash për bibliotekën “Ibrahim Rugova” në Gjakovë. Në mesin e librave të dhuruar janë edhe disa ekzemplarë të romanit të tij më të ri, “Udhëtim në kohë”, si dhe vepra nga autorë të ndryshëm. Ky dhurim pasuron ndjeshëm fondin e bibliotekës, duke i ofruar lexuesve një gamë më të gjerë të literaturës cilësore.
Gjithashtu, në bibliotekë është krijuar edhe këndi letrar me emrin “Jusuf Buxhovi”, si shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e tij të vyer në zhvillimin kulturor të komunitetit tonë.
Falënderimet më të përzemërta shkojnë për shkrimtarin tonë të shquar për përkushtimin dhe mbështetjen ndaj bibliotekës dhe kulturës lokale.