Një delegacion i Komunës së Gjakovës, i përbërë nga nënkryetari Flamur Fetahaj dhe drejtori i Financave Durim Halilaj, mori pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e shënimit të 582-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.
Ky përvjetor mblodhi delegacione dhe mysafirë nga të gjitha trojet shqiptare, duke e kthyer qytetin e Lezhës në një qendër të rëndësishme të kujtesës historike dhe të frymës së bashkimit kombëtar.
Besëlidhja e Lezhës e vitit 1444, e udhëhequr nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, mbetet një nga momentet më të rëndësishme të historisë shqiptare, kur princat shqiptarë u bashkuan për të mbrojtur vendin dhe lirinë.
Komuna e Gjakovës nderon këtë trashëgimi historike dhe vazhdon të mbajë gjallë frymën e unitetit dhe bashkëpunimit kombëtar.