Përfaqësues të drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, seksionin sindikal të bujqve në komunën e Gjakovës.
Temë diskutimi e këtij takimi ishte përgatitja për fillimin e fushatës së Korrje-Shirjeve për vitin 2022.
Duke u bazuar në gjendjen reale, të shkaktuar si pasojë e çmimeve aktuale të naftës, nga ky takim ka dalë rekomandimi që çmimi real për këtë vit i korrje – shirjeve të jetë 130 euro/ha.
Vlen të përmendet, se çmimi për korrje –shirjet caktohet paraprakisht me marrëveshje të fermerëve dhe autokombanjerëve dhe me pajtimin apo mbështetjen edhe të institucioneve qeveritare e shoqatave tjera të involvuara në këtë fushatë.