Në një ditë të veçantë, si dita botërore e artit, në Gjakovë sonte u hap një ekspozitë gjithashtu e veçantë.
E quajtur “Pika” kjo ekspozite ishte e veçantë sepse secili punim si tërësi, ishte i punuar dhe përbërë nga qindra e mijëra pika, që me shumë qetësi, pasion e finesë ishin rradhitur në punim nga autorja Evelina Kupa.
Rreth 50 punime, pos kreativitetit të Evelinës, në disa momente paraqisnin edhe elemente të traditës e trashëgimisë sonë.
Kjo ekspozitë vazhdon të mbetet e hapur në Galerinë e Arteve në Gjakovë dhe është një mundësi e mirë për të gjithë të pasionuarit pas artit të bukur.