Në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2025–2027, Komuna e Gjakovës dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e fazës së dytë të projektit “Renovimi i objektit të Stacionit të Autobusëve” .
Marrëveshja u nënshkrua nga Kryetari i Komunës, z. Ardian Gjini dhe Zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku.
Ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës transportuese dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët, në funksion të një shërbimi publik më efikas dhe më të modernizuar.