Sot u përkujtuan 14 luftëtarët e dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët 24 vite më parë, ranë heroikisht në Shishman të Bokës.
Në nderim të tyre, pranë varrit të tyre të përbashkët në varrezat e qytetit, kanë bërë homazhe Kryetari i Komunës Ardian Gjini, Nënkryetari i Komunës Flamur Fetahaj dhe drejtorë komunalë.
Në mes tjerash, Kryetari Gjini u shpreh se sot është ditë e dhimbjes dhe lavdisë për gjithë popullin shqiptar. “Mundi dhe sakrifica e djemve dhe vajzave tona më të mira të UÇK-së duhet të kujtohet gjithmonë nga populli shqiptar. Ata janë arsyeja pse ne sot jetojmë të lirë dhe të pavarur” u shpreh ai.