Kryetari i Komunës Ardian Gjini bashkë me Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport Adea Roka kanë pritur në takim Imre Vekas – Kovacs Këshilltarin e Parë të Ambasadorit Hungarez në Kosovë.
Ata diskutuan për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes të Ambasadës Hungareze dhe Komunës së Gjakovës, konkretisht për aktivitetet kulturore që do të organizojë kjo Ambasadë gjatë muajit mars në Gjakovë. Kryetari Gjini ka ofruar gatishmërinë e plotë të institucionit të Komunës së Gjakovës për të bashkëpunuar rreth organizimit të këtyre ngjarjeve kulturore dhe e ka falënderuar për sjelljen e tyre në Gjakovë.