Ka nisur faza e parë e ndërtimit të daljes për Pejë – Pjesë e Qarkores së Qytetit. Investim ky i cili do të lehtësojë dhe hijeshojë hyrjen për në Gjakovë si dhe do të lirojë komunikacionin brenda qytetit tonë.
Ky projekt infrastrukturor përfshin dy segmente rrugore me gjatësi 1.455 km dhe financohet nga Komuna e Gjakovës në vlerë financiare 994,112.03 euro.
Poashtu, i informoj bashkëqytetarët e mi që gjatë ditës së nesërme, ekipet përgjegjëse fillojnë punën për sanimin e rrugës nga Gjykata deri tek Brigada e Zjarrfikësve.