Pozita: Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë
Email: gjevalin.nikollbibaj@rks-gov.net
Numri i telefonit: 03820044013
Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë
Gjevalin Nikollbibaj
Përgjegjësit
Kjo drejtori është përgjegjëse për:
a) kadastra kryen matje gjeodezike sipas kërkesave të personave juridikë, fizikë si dhe kërkesave të organeve të administratës, b) kadastra mban evidencën për emërtimet e vendbanimeve, rrugëve, shesheve si dhe numrat e objekteve dhe shtëpive, c) kadastra është përgjegjëse për zhvillimin dhe organizimin e kapaciteteve kadastrore, rrjetën referuese homogjene për sigurimin e Hartave Orto-Foto, rikonstruktimin e informatave kadastrore në formë digjitale, modulin e sistemit informativ mbi tokën dhe pronën, d) vlerësimin e pronës sipas kritereve, standardeve dhe rregulloreve në fuqi, e) siguron zotërimin e tokës dhe patundshmërinë , f) planifikimin e rrjetit me pika të reja kontrolluese dhe themelimin e pikave të reja kontrolluese, g) digjitalizimin e pikave poligonale dhe trigonometrike, vektorizimin e planeve të skanuara (ngastrave dhe zonave kadastrore) , h) azhurnimin e pjesës grafike në bazë të dokumenteve dhe matjeve të reja dhe transformimin me parametrat të dhëna për transformim, i) shërbimet e mirëmbajtjes së klasifikimit dhe kulturave të tokës, j) ndarjen e ngastrave dhe shënimin e kufijve në rastin e eksproprijimit, k) incizimin e sipërfaqes së ndërtesave dhe përpunimin e skicave të ndarjeve për ndërtesa dhe banesa, l) regjistrimin e pronës së paluajtshme në regjistrin e tokës komunale, m) zhvillimin e procedurave të regjistrimit sipas detyrës zyrtare dhe sipas kërkesës së palëve, n) korrigjimin e regjistrit sipas procedurave dhe zbatimin e të gjitha dispozitave pozitive në fuqi, lidhur me regjistrimin e pronës, o) azhurnimin e pronës në bazë të dokumenteve të verifikuara dhe shënime të tjera nga dokumentacioni arkivor; azhurnimin e regjistrit të ndërrimeve në bazë të matjeve nga tereni, p) mbajtjen e evidencës dhe udhëheqjen me kadastrën etazh të ndërtesave, r) kryerjen e procedurave rreth dhënies së tokës për shfrytëzim, s) përgatitjen e specifikimeve për tender për kryerjen e punëve që bënë, t) mbrojtjen e pronës komunale nga uzurpimet dhe udhëheqjen e procedurave lidhur me këtë çështje, u) zbatimin e procedurave të Ligjit mbi kadastrën, të LPA, Ligjit mbi hipotekat, Ligjit për Vetëqeverisje Lokale si dhe akteve dhe dispozitave të tjera ligjore, v) zbatimin e dispozitave të Ligjit për Qarkullimin e Patundshmërive, me te cilat rregullohet çështja e ndërrimit të patundshmërive, w) zbatimin e dispozitave ligjore me të cilat është rregulluar procedura e rreambullimit (arondimit) të tokave, x) mbajtja e regjistrit të kontratave mbi dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, y) përmbush edhe detyrat dhe urdhëresat që i caktohen nga Kryetari dhe Kuvendi.