Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
post
Page
News
Events
Public calls
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
post
Page
News
Events
Public calls

Shërbimet Urbanizem

LLOJET E PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE QË ZHVILLOHEN DHE KRYHEN NË DREJTORINË PËR URBANIZËM DHE MBROJTJE TË MJEDISIT

1. Leje Ndërtimi – Paisje e palës me leje ndërtimi për objekte të ndryshme. 2. Kushte Ndërtimore – Vendosja e kushteve për ndërtim në një parcelë të caktuar, si dokument që I bashkangjitet dokumentacionit për leje ndërtimi. 3. Ekstrakt nga Plani Rregullativ – Paisje me ekstrakt të planit rregullativ me qëllim të planifikimit të ndërtimit. 4. Pëlqim për Parcelim – Pajisja me pëlqim për parcelim që garanton se ndarja e parcelës është e lejuar dhe nuk përbënë shkelje të zgjidhjes urbanistike për atë zonë. Kërkohet si dokumentacion shtesë për kërkesën për ndarje të parcelës. 5. Zgjatje e afatit të Lejes së Ndërtimit – Pajisja me dokument për zgjatjen e afatit të lejes së ndërtimit, që kërkohet në rastet kur ndërtimi nuk ka filluar brenda një viti nga marrja e lejës së ndërtimit. 6. Leje për Rrënimin e Objektit – Pajisja me leje për rrënimin e objektit i cili: pengon në ndërtimin e një objekti tjetër, paraqet rrezik për qytetarët, kërkohet hapja e terrenit, etj. 7. Leje Mjedisore Komunale – Pajisja me leje mjedisore komunale që garanton parandalimin dhe zvogëlimin e ndikimit negativ në mjedis nga ndërtimet publike dhe private. 8. Pëlqim në Lokacion për shfrytëzimin ditor/sezonal të hapësirave publike – Pajisja e subjekteve me pëlqim në lokacion për shfrytëzimin të përkohshëm të hapsirës publike. 9. Pëlqim në Lokacion për dhënjen në shfrytëzim të hapësirave publike dhe ndërtimi/vendosja e objekteve të përkohshme montuese/demontuese (kiosqet, bankomati, strehët për autobusë urban) – U mundësohet palëve shfrytëzimi i hapsirës së pronës publike për vendosjen e objektit montues/demontues. 10. Uzurpimi arbitrar i tokës në pronësi shoqërore – Zbulimi dhe mënjanimi i uzurpimeve arbitrare të tokës e cila është pronë shoqërore. 11. Leja e Ndërtimit për objektet e infrastrukturës (ujësjellës, kanalizim, rrjet elektrik/tensioni i ulët, rrjet rrugor) – Pajisja me leje të ndërtimit të infrastrukturës. 12. Pëlqim në Lokacion për dhënjen në shfrytëzim të hapësirës publike për vendosjen e objekteve të përkohshme (pano reklamuese, ekrane elektronike, banera në shtyllat e ndriqimit publik, etj) – Mundësohet shfrytëzimi i përkohshëm i hapsirës publike dhe reklamimi i veprimtarisë së biznesit të qytetarit. 13. Leje për Rrëmihje, për kyçjen në infrastrukturën komunale (ujësjellës, kanalizim, rrjet elektrik, ngrohje etj.) – Mundësohet kyqja në infrastrukturën komunale për objektet e reja, të cilat paraprakisht janë pajisur me leje të ndërtimit. 14. Kërkesë për Shfrytëzimin e Hapësirës, në sipërfaqet publike, për kryerjen e punëve ndërtimore – U mundësohet, qytetarëve dhe bizneseve, shfrytëzimi i sipërfaqeve publike gjatë ndërtimit të objekteve të tyre (për materialet ndërtimore, makinerinë ndërtimore, etj). 15. Leje për Ndërtimin / vendosjen e objekteve të infrastrukturës si antena (GSM) dhe antena interneti të ngjashme – Pajisja me leje për vendosjen/ndërtimin e antenave. 16. Leje për Ndërtimin / vendosjen e trafosatacionit shtyllë dhe blinde – Paisja me leje për vendosjen e trafostacioneve për furnizim me energji elektrike. 17. Leje Gropimi për ndërtimin e trasave kabllovike dhe ajrore – Paisja me leje për gropimin/ndërtimin e rrjetit të telekomunikacionit dhe televizive, rrejt termofikimi dhe rrjetin elektrik të tensionit të lartë. 18. Pëlqim në Lokacion për shfrytëzimin e sipërfaqeve publike për aparatet dhe shtatoret e lojërave argëtuese – Dhënia e pëlqimit në lokacion për shfrytëzimin e hapësirës publike për vendosjen e aparateve, shtatoreve dhe lojërave argëtuese. 19. Trajtimi i kërkesave të veçanta sipas kërkesave të palëve. Si aktivitet I përkohshëm të shtohet edhe : 20. Trajtimi i procesit të ndërtimeve pa leje – bazuar në ligjin për ndërtimet pa leje.  

 

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
post
Page
News
Events
Public calls
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
post
Page
News
Events
Public calls