Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
post
Page
News
Events
Public calls
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
post
Page
News
Events
Public calls

DREJTORIA PËR PUNË INSPEKTUESE (DPI) DPI është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve komunale në lëmin e: inspektoratit të Tregut, inspektoratit Sanitar, Bujqësisë, inspektoratit të Shërbimeve Publike, inspektoratit të Ndërtimit dhe inspektoratit të Mbrojtjes së Mjedisit. ORGANIZIMI I DREJTORISË PËR PUNË INSPEKTUESE

  1. Sektori për Inspektime, në kuadër të së cilit veprojnë Inspektorët e Tregut.
  2. Sektori i Ndërtimit, në kuadër të së cilit veprojnë Inspektorët e Ndërtimit dhe Mjedisit.
  3. Sektori i Rendit Komunal, në kuadër të së cilit veprojnë Inspektorët e Shërbimeve Publike.

Udhëheqës i Sektorit të Inspektoratit të Tregut Artan Hoxha, kontakt: artan.hoxha@rks-gov.net Udhëheqëse e Sektorit të Inspektoratit të Ndërtimit Donika Lama Efendia, kontakt: donika.lama@rks-gov.net Udhëheqës i Sektorit të Inspektoratit të Shërbimeve Publike Samir Sylmeta, kontakt: samir.sylmeta@rks-gov.net

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË Detyrat dhe përgjegjësitë e inspektorëve të Tregut 1. Parandalimi i ekonomisë informale.

  1. Mbikëqyren e aktiviteteve ekonomike gjatë shitjes, ofrimit të shërbimeve, qarkullimin e produkteve jo ushqimore.
  2. Mbrojtjen e konsumatorit dhe mbikëqyrjen e zbatimit të orarit të punës së veprimtarive ekonomike.
  3. Mbikëqyrjen e veprimtarive zejtare, të tregtimit të duhanit, pronësisë industriale në treg, veprimtarive turistike, hoteliere.
  4. Punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe akte nen ligjore.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e inspektorëve të Ndërtimit 1.Mbikëqyrjen inspektuese në fushën e ndërtimeve. 2.Ndalimin e punimeve ilegale dhe rrënimin e tyre. 3.Verifikimin e dokumenteve burimore në fushën e ndërtimit. 4.Punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe akte tjera nen ligjore në fuqi.  Detyrat dhe përgjegjësitë e inspektorëve të Mbrojtjes së Mjedisit 1.Mbikëqyren e aktiviteteve që kanë ndikim në mjedis dhe kontrollimin e aplikimin e standardet për mbrojtjen e mjedisit. 2.Mbikëqyrjen e inspektuese me qellim të mbrojtjes së mjedisit, mbikëqyrjen e kompanive publike dhe jo publike që merren me menaxhimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave. 3.Mbikëqyrjen e lejeve mjedisore komunale. 4.Punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe akte nen ligjore.  Detyrat dhe përgjegjësitë e inspektorëve të Shërbimeve Publike 1.Mbikëqyrja inspektuese me qëllim të mbrojtjes së sipërfaqeve publike. 2.Verifikimin e dokumenteve burimore të cilat shfrytëzuesit e sipërfaqes publike duhet t’i posedojnë. 3.Ndalimin e shfrytëzimit dhe dëmtimit të sipërfaqeve publike nga shfrytëzimi i pa autorizuar. 4.Mbikëqyrja e rregulloreve komunale të cilat janë kompetencë e Inspektorëve. 5.Punë të tjera të përcaktuara me akte nen ligjore.

SHËRBIMET KOMUNALE TË DREJTORISË PËR PUNË INSPEKTUESE Kërkesë për kontrolle të lokalit për plotësimin e kushteve minimale higjieno-tekniko sanitare  Informacion Pronari/personi përgjegjës i shoqërisë tregtare është i obliguar që të paraqes kërkese në arkivin e komunës për pajisje me pëlqim mbi plotësim të kushteve minimale higjienike, teknike e sanitare. Arkiva brenda 24 orëve e përcjell te komisioni për pranim teknik i cili është i obliguar që brenda afatit të përcaktuar ligjor të inspektoj lokalin afarist me qellim të konstatimit të kushteve.   Baza ligjore Rregullores Nr.110/04-11191 Mbi plotësimin e kushteve minimale higjienike, teknike dhe sanitare për lokalet afariste në Territorin e Komunës së Gjakovës.  Kërkesë për pëlqim sanitar për: Ndërtim dhe ri-ndërtim të objekteve  Informacion Pronari/personi përgjegjës dhe organet e ndryshme janë të obliguar që të paraqesin kërkese në arkivin e komunës për pëlqim sanitar për ndërtim, ri-ndërtim të objekteve. Arkiva pritëse brenda 24 orëve e përcjell te inspektori kompetent i cili është obliguar që brenda afatit të përcaktuar ligjor të inspektoj vendin e përcaktuar në kërkesë me qëllim të konstatimit e kushteve.   Baza ligjore Rregullorja Nr.01-011-43964 Për taksat, tarifat dhe ngarkesat nga shërbimet komunal  Ankesat Personat fizik apo juridik të cilët kane ankesa dhe kërkesa të ndryshme për sa i përket fushë veprimtarisë se inspektorëve në kuadër të Drejtorisë për Punë Inspektuese, mund të drejtohen në arkivin e komunës dhe të mbushin formularin e ankesës apo kërkesës. Arkiva brenda 24 orëve e përcjell të inspektori kompetent i cili është i obliguar që brenda afatit të përcaktuar ligjor të kryej inspektim, inspektimi kryhet vetëm nëse ankesa paralajmëron shkelje të dyshuara për të cilën parashihen fillimi i procedurës për kundërvajtje apo penale. Inspektori është i detyruar që konfrom ligjit të informoj parashtruesin e ankesës lidhur me gjendjen e konstatuar, respektivisht masat e ndërmarra në afatin ligjor.  

 

 

 

 

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
post
Page
News
Events
Public calls
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
post
Page
News
Events
Public calls