Zbulimi, monitorimi dhe hulumtimi i rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera;
Parandalimi i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësitë tjera;
Njoftimi, paralajmërimi dhe alarmimi për rrezikun e pashmangshëm dhe dhënia e udhëzimeve për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë;
Trajnimi dhe aftësimi profesional për detyrat e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës;
Organizimi i gatishmërisë emergjente, krijimi dhe mirëmbajtja e formave tjera të gatishmërisë për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë;
Mobilizimi dhe aktivizimi i mekanizmave, strukturave dhe potencialit reagues për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë;
Përcaktimi dhe zbatimi i masave mbrojtëse në situatat e shkaktuara nga fatkeqësit natyrore dhe fatkeqësit tjera;
Reagimi ndaj situatave emergjente civile në komunë i organizimi i sanimit të gjendjes së shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore dhe sigurimi i kushteve elementare për jetë;
Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera;
Propozim bashkëpunimi ndërkomunal dhe ndërkufitarë lidhur me zbatimin e mbrojtjes nga fatkeqësit natyrore dhe fatkeqësitë tjera;
Hartimi dhe azhurnimi i vlerësimit të rreziqeve dhe planeve të reagimit emergjent;
Koordinimin e planeve të reagimit emergjent dhe operacioneve tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë me komunat fqinjë;
Programimi dhe Planifikimi i mjeteve financiare sipas linjave buxhetore.
Mbikqyrja dhe Menaxhimi i Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Sektorit të Parandalimit dhe Hulumtimit të Zjarrit.
Promovimi dhe administrimi i kritereve dhe standardeve në fushën e zjarrfikjes dhe shpëtimit në kuptimin e sigurisë së përgjithshme publike.
Mbikqyrja e zbatimit të dispozitave ligjore dhe akteve juridike që përcaktojnë detyrat dhe përgjegjësit e personave fizik dhe juridik në parandalimin dhe reagimin ndaj situatave emergjente në komunë.