Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
post
Page
News
Events
Public calls
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
post
Page
News
Events
Public calls

Shërbimet – Bujqësi

 

SHËRBIMET E DREJTORISË PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE ZHVILLIM RURAL  Shërbimet që i kryen Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural janë: Kërkesë për shëndërrimin e tokës bujqësore në jo bujqësore Pala parashtron kërkesën në Zyrën e Pranimit e cila i përcillet Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural si dhe Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit. Drejtoria e Urbanizmit e bënë inspektimin në terren dhe e përcjellë dokumentin e vlerësimit në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Kjo e fundit e nxjerrë vendimin (pëlqimin) dhe ia dërgon palës me shkrim. Me qëllim që ti mundësohet qytetarit të bëjë ndërtimin e objektit në tokën të cilës i ndërrohet destinimi nga toka bujqësore në jo-bujqësore. Dokumentet e nevojshme për marrjen e pëlqimit janë:

  • Plani i lokacionit në përpjesëtim 1:500,
  • Pozita dhe numri i parcelave dhe ndërtesave të afërta / Plani i situacionit/
  • Dëshmia e pronësisë, certifikata – lista poseduese,
  • Kopja e projektit të vërtetuar,
  • Letërnjoftimi fotokopje e vërtetuar,
  • Dëshmia mbi pagesën e tatimin në pronë,
  • Deklarata se toka bujqësore në të cilën do të ndërtoj është tokë e klasës më të ulët ose nuk posedon me sipërfaqe tjetër bujqësore,
  • Dëshmi mbi organizatat komunale për lidhjet e mundshme në infrastrukturën teknike/Organizatat publike, PTK, KEK, Çabrati, Hidrosistemi “Radoniq”, “Radoniq- Dukagjin”,
  • Të gjitha dokumentet duhen të jenë të vërtetuara /fotokopje/.

Vërejtje: Shëndrrimi i tokës bujqësore në atë jo bujqësore kryhet duke bërë pagesën e taksës sipas këtyre kategorive (Klasave):

Nr. Kategoria e tokës – Klasa Çmimi i 1 m2 për kategori të tokës
1. I 1 €
2. II 1 €
3. III 1 €
4. IV 1 €
5. V 0.75 €
6. VI 0.75 €
7. VII 0.50 €
8. VIII 0.50 €

  Për klasën e I – IV pëlqimi për shëndrrimin e tokës bujqësore në jo bujqësore merret në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe mund të zgjat deri në 1 vit, kurse për klasën e V – VIII pëlqimi për shëndrrimin e tokës bujqësore në jo bujqësore merret në Komunë – në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR). Këtë dokument e lëshon Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Kërkesë për subvencione për kulturat bujqësore (grurë, misër, vreshta, pemë dhe perime) dhe subvencione në blegtori, janë aplikime për pagesa direkte që i publikon MBPZHR. Dokumentet që nevojiten për aplikim janë:

  • Fotokopja e letërnjoftimit,
  • Konfirmimi i xhirollogarisë bankare të fermerit,
  • Fletëposedimi i tokës,
  • Vërtetimi i tatimit në pronë, si dhe
  • Dokumentet tjera varësisht prej masës së aplikimit të fermerit

Këtë shërbim e kryen stafi i drejtorisë së bujqësisë (Agron Zorra, Dafina Thaqi dhe Jetmira Gllogjani) dhe është pa pagesë. Kërkesë për ndërtim të Pendave dhe kanaleve për ujitjen e tokave bujqësore, Në bazë të kërkesave të shoqatave bujqësore, ndërmarrjeve bujqësore, grupeve të fermerëve si dhe kërkesave individuale të fermerëve, Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural bënë ndërtimin e pendëve dhe kanaleve për ujitjen e prodhimeve bujqësore. Pala bën kërkesën në Zyrën e Pranimit e cila pastaj përcillet në Drejtorine e Bujqësisë. Nëse kërkesa është reale dhe dokumentacioni është komplet, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë e paraqet kërkesën në Bord të Drejtorëve. Dokumentet e nevojshëm për kërkesë janë:

  1. Projektin detal;
  2. Vlerësimin i ndikimit në mjedis (VNM), dhe
  3. Kushtet Ujore nga Minsitria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor (MAPH).

 

Kërkesa për kanale të ujitjes procedura është e njëjtë sikurse te ndërtimi i Pendave

Dokumentet e nevojshëm për aplikim janë:

  1. Numrin e përfituesve për ujitje nga ndërtimi i këtij kanali,
  2. Situacioni i vijes ekzistuese (kanalit) dhe
  3. Sipërfaqet e ujitura sipas kadastrit (Lista poseduese),
  4. Kërkesa duhet të arhivohet nga Kryetari i Bashkësisë Lokale ( ose i deleguar nga ai ) duke përfshirë dokumentet e identifikimit të kërkuesit

Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga faktorët natyrorë, Fermeri bënë kërkesën në Zyrën e Pranimit e cila i përcillet Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural njofton për dëmet që janë shkaktuar në fermë dhe në prodhimtari. Zyrtari i Drejtorisë e bënë inspektimin në terren dhe raporton mbi dëmet e shkaktuara. Nëse Drejtoria e nxjerrë vendimin për kompensimin e dëmit, palës i kërkohen dokumente shtesë. Bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në prodhimtarinë bujqësore, blegtorale, pyje dhe hidroekonomi nga fatkeqësitë elementare (vërshimet, bora, erërat, etj.) Dokumentet që nevojiten për aplikim janë:

  1. Kërkesa e fermerit,
  2. Fletëposedimi i tokës dhe
  3. Dokumentet përcjellëse

Këtë dokument e lëshon Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe është pa pagesë Regjistrimi elektronik i fermerëve (NIF) Regjistrimi elektronik i fermerëve paraqet një sistem të vetëm elektronik që përdoret për të regjistruar identitetin e çdo fermeri I cili dorëzon një kërkesë për ndihmë bujqësore.Pas regjistrimit secili fermer merr një numër unik identifikues (NIF). Dokumentet që nevojiten për këtë aplikim janë:

  • Fotokopja e letërnjoftimit,
  • Vërtetimi i xhirollogarisë bankare të fermerit,

Këtë shërbim e kryen stafi i DBPZHR (Agron Zorra, Dafina Thaqi dhe Jetmira Gllogjani) dhe është pa pagesë. Aplikimi për gjueti të përbashkëta nga Shoqatat e Gjuetarëve, Pas shpalljes së ofertës publike për shfrytëzim të vend-gjuetie të përbashkëta, nga ana e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe me pëlqimin e Ministrisë, shoqatat e gjuetarëve nga të gjitha komunat e Kosovës i dorëzojnë aplikimet. Pas shqyrtimit të dokumenteve zyrtari i përcjell ofertat e tenderimit në komision ku merret vendimi për shfrytëzim të vend-gjuetisë së përbashkët për 10 vite. Ku ju mundësohet shoqatave të gjuetareve të aplikojnë aktivitetin e tyre rekreativo-sportiv. Dokumenti i cili nevojitet për këtë aplikim është:

  • Certifikata e regjistrimit të Shoqatës,

Taksat për këtë procedurë janë si më poshtë:

  • Deri 7 m3 çmimi është 1 m3/1.50 €
  • Mbi 7 m3 çmimi është 1 m3/2.00 €
  • Dru teknik 1 m3/2.50 €
  • Ritransporti 1 m3/0.30 €

 

Kërkesat nga pronarët për prerje të pyjeve vetanake, Pala bën kërkesën në Zyrën e Pranimit, lënda përcillet në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Zyrtari e shqyrton kërkesën dhe ia përcjell Agjencionit Pyjorë të Kosovës – Zyrës Regjionale (APK-ZR). Zyra regjionale e bënë inspektimin e terrenit pyjorë si dhe e cakton masën drunore për prerje. Pas caktimit të masës drunore lëshohet leja për prerje të drurit, nga niveli regjional. Qytetarit i lejohet ose jo prerja e drurit të pronësisë së vet. Poashtu caktohet masa drunore që mund të prehet. Dokumentet të cilat nevojiten për këtë aplikim janë:

  • Fotokopja e letërnjoftimit,
  • Fletëposedimi i tokës,
  • Kopja e planit

Pëlqimin e lëshon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Agjencioni Pyjor I Kosovës kurse lejen e lëshon përgjegjësi i sektorit të Pylltarisë Xhavit Hasani dhe është pa pagesë Kërkesë për pyllëzim, Pala paraqet kërkesën në zyrën e pranimit e cila i përcillet Drejtorisë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural. Kërkesës i bashkëngjitet dokumentacioni i kërkuar dhe i dërgohet Agjencionit Pyjor të Kosovës për shqyrtim. Përgjigja me shkrim nga Ministria i kthehet Sektorit të Pyjeve të nivelit Komunal e cila e njofton palën. Qytetarit i lejohet ose jo pyllëzimi i një sipërfaqeje të caktuar të tokës (minimum 10 ari). Dokumentet që nevojiten për aplikim janë:

  • Fotokopja e letërnjoftimit,
  • Fletëposedimi i tokës,
  • Kopja e planit

Këtë shërbim e kryen Agjencioni Pyjor i Kosovës dhe është pa pagesë Kërkesë për shfrytëzimin e tokave pyjore Pala parashtron kërkesën në Zyrën e Pranimit e cila përcillet në Drejtori të Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Kërkesa me dokumentacionin e kompletuar dërgohet në Ministri të Bujqësisë-Agjencionit Pyjor të Kosovës. Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës është në kompetencë të Ministrisë. Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e bënë monitorimin e shfrytëzimit të pyjeve vetëm pasi të merret vendimi nga Ministria. Ofrohet mundësia e shfrytëzimit të tokave pyjore që janë në pronësi të shtetit. Dokumentet të cilat nevojiten për aplikim janë:

  • Fotokopja e letërnjoftimit,
  • Fletëposedimi I tokës
  • Kopja e planit,
  • Certifikata e biznesit (nëse kërkesën e bën biznesi),
  • Vërtetimi i tatimit në biznes

Këtë shërbim e kryen Agjencioni Pyjor i Kosovës, ku edhe e përcakton çmimin e saj ky Agjencion. Kërkesë për transport të masës drunore Pala parashtron kërkesën te punëtori i terrenit (roje pylli) me leje të prerjes dhe flepagesën. Palës i lëshohet dokumenti i kërkuar (flet-përcjellësja) brenda ditës.Ku i mundësohet qytetarit të bëjë transportin e masës së prerë drunore në vendin e caktuar, varësisht nga destinimi i tij (për djeg’je, industrri, etj) Këtë shërbim e kryen roja e pyllit dhe është pa pagesë.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
post
Page
News
Events
Public calls
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
post
Page
News
Events
Public calls