Ka lindur në Gjakovë, ku dhe ka kryer shkollën e mesme të mjekësisë “Hajdar Dushi”. Ka përfunduar Shkollën e lartë Pedagogjike në Gjakovë, studimet Bachelor në Fakultetin Ekonomik dhe studimet e nivelit Master në drejtimin Menaxhment Marketing në Prishtinë. Gjithashtu ka diplomuar ne Akademinë e Grave për Lidership në NDI Ka 15 vite përvojë menaxheriale. Znj. Kuqi, mban pozitën e Kryetares së gruas në Partine Demokratike të Kosovës, dega Gjakovë, po ashtu është nënkryetare e gruas së Partisë Demokratike të Kosovës në nivel qendror. Është anëtare e këshillit drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës. Është aktiviste e zëshme për të drejtat e grave në Kosovë. Veprimtaria e saj jetësore dhe përvoja e punës 30 vjeçare, ka qenë kryesisht angazhimi për gratë dhe me gratë. Znj. Kuqi është e martuar, nënë e dy fëmijëve Jeton në Gjakovë.