Pas muajsh pune të përbashkët, diskutimesh me qytetarë dhe koordinimi institucional, është finalizuar një hap i rëndësishëm në procesin e planifikimit financiar të Komunës së Gjakovës.
Drejtori për Buxhet dhe Financa, z. Durim Halilaj, ia ka dorëzuar zyrtarisht Kryesueses së Kuvendit Komunal, znj. Arbënesha Kuqi, Draft-Buxhetin për vitin 2026, duke i hapur rrugë procedurave të mëtejme për miratimin e tij.
Në muajin shtator, ky dokument pritet të vendoset për votim në Kuvendin Komunal, duke qenë një moment kyç për planifikimin financiar të komunës.
Komuna e Gjakovës vazhdon të ndjekë traditën e buxhetimit transparent dhe gjithëpërfshirës, duke siguruar që vendimet për investimet e së ardhmes të bazohen mbi nevojat reale të komunitetit dhe zërin e qytetarëve.