Kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, ka pritur sot në takim z. Valon Mejzini, Drejtor i organizatës CELIM Milano për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe z. Fatos Axhemi nga Jakova Innovation Center, për të diskutuar rreth zbatimit të projektit “Punësimi Produktiv dhe Inkluziv në Kosovë (OPIK)”.
Projekti OPIK, i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) dhe i zbatuar nga organizata CELIM Milano, synon të përkrahë zhvillimin ekonomik të komunës sonë përmes aftësimit profesional të të rinjve dhe grave, përmirësimit të infrastrukturës për rininë, pajisjes së shkollave profesionale me laboratorë modernë, si dhe ofrimit të granteve për ide inovative dhe biznese të vogla.
Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve lokale dhe partnerëve ndërkombëtarë për të siguruar një zbatim të suksesshëm të projektit dhe për të sjellë përfitime të qëndrueshme për qytetarët e Gjakovës.
Komuna e Gjakovës shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë Italiane dhe për përkushtimin e saj në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit tonë.