Fshati Moglicë po kalon një transformim të rëndësishëm, duke ruajtur bukurinë natyrore dhe duke fituar infrastrukturë moderne. Komuna e Gjakovës ka nisur asfaltimin e pesë akseve rrugore me gjatësi totale prej 1,300 metrash, si dhe ndërtimin e sistemit të kanalizimit për ujërat atmosferikë.
Vlera e këtij investimi është 118,121.02 euro dhe synon të përmirësojë lidhjet rrugore dhe menaxhimin e ujërave në zonë, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së jetës për banorët e Moglicës.
Me këtë projekt, Komuna e Gjakovës vazhdon të punojë për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale dhe forcimin e komuniteteve lokale.