Festivali “Ditët e Shqiptarit” u përmbyll në mënyrë madhështore në Gjakovë, me një koncert energjik të grupit Jericho, që ndezi skenën dhe zemrat e publikut në një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë.
Për katër javë me radhë, Gjakova u shndërrua në kryeqytetin e artit, muzikës dhe kulturës shqiptare, duke mirëpritur artistë të shumtë nga vendi dhe rajoni, si dhe mijëra qytetarë që u bënë pjesë e aktiviteteve të shumta kulturore e argëtuese.
Komuna e Gjakovës shpreh mirënjohje për të gjithë organizatorët, artistët dhe bashkëpunëtorët që kontribuan në realizimin e këtij festivali, i cili tashmë është shndërruar në një ngjarje kulturore të rëndësishme për qytetin dhe më gjerë.