Pranë Lapidarit të Vraniqit, u mbajt ceremonia përkujtimore me rastin e 27-vjetorit të qëndresës heroike të familjes Lleshi ndaj forcave okupatore serbe.
Kolë, Mark, Memë dhe Pren Lleshi dhanë jetën për lirinë e vendit, duke u bërë simbol i sakrificës dhe qëndresës së palëkundur. Emrat e tyre mbesin të gdhendur përjetë në historinë e lavdishme të luftës për çlirim dhe në ndërgjegjen e brezave që gëzojnë lirinë sot.
Në këtë përvjetor, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qytetarë të shumtë nderuan kujtimin e dëshmorëve me përulësi dhe mirënjohje të thellë.
Lavdi dëshmorëve!